Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën skandaloze të rendit dhe zbulueshmërisë së krimit në Shqipëri, pas atentatit mafioz të kryer në një prej zonave më të sigurta kombëtarisht, siç është aeroporti i Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, një eksponent i njohur i krimit dhe mbeti i plagosur rëndë shoferi i tij, Muçi Shaljani, agjent i AMP-së, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrendshme.
Në postimin e tij në Facebook, Dervishi pyet me të drejtë, se ‘mirë që kamerat nuk punonin gjatë gjithë rrugës kur autorët u arratisën, po satelitët Albania 1 e Albania 2 ku i kishin sytë për të zbuluar itinerarin nga Rinasi deri në Halilaj të vrasësve pas ngjarjes?’






