Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra

12:00 16/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 20 vatra zjarri, prej të cilave 3 mbeten ende aktive dhe një tjetër nën monitorim.

Zjarret janë evidentuar në zona të ndryshme, përfshirë bashkitë Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Fier, Kavajë, Vorë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Has, Krujë, Vlorë, Selenicë, Gjirokastër dhe Përmet.

Në përpjekjet për fikjen e zjarreve janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse dhe 346 efektivë, ndërkohë që Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 130 persona në terren.

Vatrat aktive aktualisht ndodhen në:
• Bulqizë, në zonën “Mali i Peladhisë” (njësia administrative Zerqan),
• Vau i Dejës, në “Qafa e Lacit”, ku zjarri ka përfshirë rreth 5 hektarë me lis dhe shkurre,
• Gjirokastër, në zonën “Grohot”, pranë vendit të grumbullimit të mbeturinave, ku një grup zjarrfikësish po punon për shuarjen e flakëve.

Një vatër tjetër po mbahet nën vëzhgim në “Liqenin e Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë në Dibër, ku zjarri është i fikur por ka ende pak tym.

Për shkak të zjarreve, janë djegur mbi 150 hektarë me bimësi të ndryshme dhe më shumë se 1,000 rrënjë ullinj. Përveç vatrave në natyrë, raportohet edhe për dëme materiale nga zjarri i një banese në lagjen “15 Tetori” në Fier dhe një autobus në aksin Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit të Skërficës në Gjirokastër.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në Kukës dhe Elbasan, si dhe reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Sa i përket rrezikut nga zjarret në pyje, ai vlerësohet “I LARTË” në qarqet Lezhë, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera niveli i rrezikut është “I MODERUAR”.

Strukturat e Mbrojtjes Civile janë mobilizuar dhe të gatshme për të ndihmuar komunitetin në rast nevoje. Ministria apelon tek qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë pranë shërbimeve zjarrfikëse çdo vatër të re zjarri që konstatojnë.

Etiketa: ministria e mbrojtes

Të tjera

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF
Aktualitet

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Pas refuzimit të mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, opozita ka...

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja
Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, duke lënduar punonjësin e Tatimeve, Enea Busukja. Ngjarja ndodhi...

13:38 28/10/2025
Para
Nxirje dhe plagë në trup, detaje nga mbytja e të riut në Shkopet

Zbardhet vrasja e 23-vjeçarit, policia: E mbytën me litar, 4 vrasësit nuk ishin veshur si policë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

13:14 28/10/2025
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.