Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Militarizimi i Serbisë nga Rusia, reagon Ministria e Jashtme e Kosovës: Ky akt është kërcënim për rajonin…

14:59 03/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, ka reaguar zyrtarisht pas vazhdimit të armatosjes së Serbisë nga Rusia me mjete të rënda ushtarake.

Sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kjo armatosje paraqet një “kërcënim të qartë për rajonin”, pasi dyshojnë për përfshirje të ushtrisë serbe në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme e Kosovës, thotë se Serbisë dhe Rusisë i pengon prania e misionit të NATO-s në rajon, por edhe anëtarësimi i shteteve të rajonit në këtë organizatë.

Reagimi i ministrisë së Jashtme të Kosovës:

Armatosja e vazhdueshme e Serbisë nga ana e Rusisë është kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin rajonal

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e ka përcjellë me shqetësim deklaratën e ministrit të ri serb të Mbrojtjes, i cili deklaroi se “tridhjetë tanke T-72 do të arrijnë në Serbi, si pjesë e marrëveshjes Vuçiq-Putin, të arritur në Soçi”.

Armatosja e vazhdueshme e Serbisë nga ana e Rusisë është kërcënim i qartë për të gjithë rajonin, duke e ditur të kaluarën e rëndë kriminale të Serbisë dhe përpjekjet për të vazhduar politikën e saj të shekullit të kaluar prej agresori në Ballkanin Perëndimor.

Ky armatim i radhës i Serbisë, vjen menjëherë pasi që Rusia njoftoi hapjen e një zyre të saj në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, në përpjekje për t’i thelluar lidhjet ushtarake dhe koordinim të plotë ushtarako-teknik në mes të dy vendeve.

Edhe pse deklarativisht Serbia mëton se dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ajo në vazhdimësi është duke luajtur një rol krejtësisht të kundërt, duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, madje është raportuar për pjesëmarrjen e forcave të rregullta ushtarake serbe (përfshirë snajperistë) në Bjellorusi.

Ushtarët e Serbisë janë parë të përfshirë aktivisht edhe në konfliktin në Ukrainë dhe ka njoftime për përfshirje të mundshme të tyre edhe në konfliktin Azerbajxhan-Armeni.

Prania e NATO-s në Kosovë dhe anëtarësimi i shteteve të rajonit në këtë organizatë, i kanë kontribuuar sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal.

Kjo i pengon Serbisë dhe Rusisë, të cilave nuk u konvenon stabiliteti, siguria dhe paqja në rajon. Prandaj, e gjithë kjo sjellje destruktive dhe e rrezikshme e Serbisë, duhet të dënohet dhe parandalohet, para se të jetë shumë vonë.

Përderisa Serbia duket se është përcaktuar që të bëhet një hambar ushtarak rus, Kosova dhe vendet tjera të rajonit tonë janë përcaktuar për vlerat e vendeve të civilizuara dhe demokratike.

Anëtarësimet euro-atlantike të të gjitha shteteve tona, janë përgjigjja më e mirë ndaj tendencave të këtyre vendeve që po përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë dhe ta kërcënojnë në vazhdimësi paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan./GazetaReforma.com/

Etiketa: ArmatosjaKosovaministria e jashtmereagimiRusiaserbia

Të tjera

Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”
Aktualitet

Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

15:07 08/08/2025
“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione
Bota

“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione

Kabineti i Sigurisë në Izrael ka miratuar planin e propozuar nga Kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas të cilit ushtria izraelite do...

13:57 08/08/2025
Para

Dita e dytë e protestës, rritet numri i studentëve: Nuk dorëzohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”

Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”

15:07 08/08/2025
“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione

“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione

13:57 08/08/2025
SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

13:33 08/08/2025
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

13:08 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.