Një lajm i lumtur na vjen këto festa nga çifti më i bukur Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.
Çifti ka vendosur që të kurorëzojë dashurinë e tyre pas 10 vitesh të dashuruar në një ceremoni private të thjeshtë, por e zhvilluar nën masa të larta sigurie.
Miley dhe Liam kanë vendosur që lajmin ta bëjnë të ditur pas përfundimit të ceremonisë
Ditën e djeshme në rrjetet sociale Miley dhe Liam kanë shpërndarë foto speciale nga dasma. Këngëtarja ishte veshur shumë thjesht me një një fustan të bardhë, më flokët e lëshuar me onde, ndërsa aktori mbante veshur një kostum të zi klasik.
Takimi i parë i të sapomartuarve ka ndodhur në vitin 2008 teksa realizonin filmin ”The last song”. Nga aty lindën shkëndijat e para të dashurisë dhe dhe sot janë zyrtarisht burrë e grua.
“10 vjet më vonë”- shkruan këngëtarja në njërën prej fotove të postuara me bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.