Skip to content
Aktualitet

Milani në “telashe”, Ibrahimoviç dhe dy lojtarë të tjerë mund të mos luajnë ndaj Veronës

· 1 min lexim

Ditën e nesërme Milani do të presë në shtëpi Veronën, në një ndeshje të vlefshme për javën e 21-të në Seria A.

“Djajtë” ndodhen në një pozicion kritik në tabelë, në vendin e 6-të me 31 pikë, prandaj kundër Veronës do të kërkojnë patjetër tre pikë, për të mos ndërprerë serinë e fitoreve radhazi.

Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë, kjo edhe për shkak se pritet të mungojnë tre lojtarë që e kanë ndihmuar shumë ekipin në ndeshjet e fundit.

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri Pioli tha se Ibrahimoviç, Kjaer dhe Kruniç, prej dy ditësh janë me grip dhe vështirë të grumbullohen për ndeshjen e nesërme.

Një problem ky shumë i madh për Milanin, pasi në ndeshjet e këtij viti, prezenca e Ibrës në formacion, ka pasur një impakt pozitiv te kuqeinjtë, të cilët në 6 ndeshje të zhvilluara këtë vit kanë marrë 1 barazim dhe 5 fitore.