Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta dekreton gjyqtarin e gjashtë, Kushtetuesja bëhet funksionale, reagon ambasada e SHBA

20:51 23/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka emëruar anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalon. Duket se mes Aleksandër Tomës e Përparim Kalos, Presidenti ka zgjedhur këtë të fundit.

Kalo bëhet dhe anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese dhe zyrtarisht kjo Gjykatë është funksionale pasi ka përmbushur kushtin minimal të funksionimit apo kuorumin prej 6 anëtarësh. Në bazë të renditjes nga KED, Përparim Kalo kishte 90.29 pikë, dhe qëndronte më lart në listë se Aleksandër Toma që ka 75.57 pikë.

Në dekret Meta shkruan se vendosi ta dekretojë Përparim Kalon si anëtar të Gjykatës Kushtetuese pasi u njoh me praktikën dokumentare të miratuar nga KED si dhe duke vlerësuar nevojën jetike që ka vendi për plotësimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nga sot Gjykata Kushtetuese mund të zhvillojë seanca dhe të marrë vendime, pasi tashmë ky institucion ka 6 anëtarë. Ata janë Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Altin Binaj dhe i fundit Përparim Kalo. Kjo Gjykatë kishte prej më thuajse 3 vitesh që nuk ishte funksionale.

Duke e përshëndetur këtë hap, Ambasadorja amerikane Yuri Kim, i ka bërë thirrje të forta palëve për të ngritur sa më shpejt Gjykatën, si një nga dy kushtet kryesore që Bashkimi Europian i ka vendosur vendit tonë për të vazhduar procesin e hapjes së negociatave.

Në Twitter ambasadorja shkruan: “Urime Popullit shqiptar. Ky është një hap gjigant përpara.”

Kujtojmë se KED i dërgoi në Presidencë paraditen e sotme emrat e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos. Ky emërim i Kalos nga Presidenti vjen pasi dje është betuar Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, i cili u zgjodh nga Kuvendi seancën e së enjtes së kaluar.

Vendimmarrja në Gjykatën Kushtetuese bëhet me një kuorum prej 6 anëtarësh, ndërkohë që duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet pas plotësimit të Gjykatës së Lartë, e cila edhe ajo nuk është funksionale.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: gjyqtarkushtetuesjaMeta

Të tjera

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve
Aktualitet

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

Ndërsa impiantet publike të trajtimit të ujërave të ndotura mungojnë ose nuk funksionojnë, qeveria shqiptare ka zhvendosur barrën te bizneset...

15:59 30/01/2026
Skandali i mbetjeve toksike, drejtoresha e AKM delegon detyrën mes hetimeve për KURUM
Aktualitet

Skandali i mbetjeve toksike, drejtoresha e AKM delegon detyrën mes hetimeve për KURUM

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Marjeta Përlala, ka firmosur më 27 janar një urdhër për delegimin e...

15:48 30/01/2026
Para

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, BE: përmbushët kushtet për hapjen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

15:59 30/01/2026
Skandali i mbetjeve toksike, drejtoresha e AKM delegon detyrën mes hetimeve për KURUM

Skandali i mbetjeve toksike, drejtoresha e AKM delegon detyrën mes hetimeve për KURUM

15:48 30/01/2026
Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

14:24 30/01/2026
Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

12:52 30/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.