Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mes rrëmujës së protestave, Apeli i GJKKO shfryn dosjen AKSHI: Mirlinda Karçanajt i hiqet sekuestroja e apartamentit, lirohen miliona lekë të bllokuara nga SPAK

11:15 03/06/2026
Reading Time: 5 min lexim

Në mes të rrëmujës së krijuar nga protestat për Zvërnecin dhe vëmendjes publike të zhvendosur te përplasjet politike e qytetare, një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit duket se po shfryhet në mënyrë skandaloze nga gjykata.

Apeli i GJKKO ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron preventive të disa pasurive në dosjen e AKSHI-t, duke liruar shuma të mëdha parash dhe duke hequr sekuestron për disa pasuri të lidhura me të pandehurit e kësaj çështjeje.

Vendimi është marrë më 2 qershor 2026, pikërisht në një moment kur debati publik ishte i përqendruar te zhvillimet në Zvërnec, protestat, reagimet politike dhe tensionet rreth kësaj çështjeje. Ndërsa opinioni publik merrej me një tjetër betejë, dosja e AKSHI-t mori një kthesë të rëndësishme, thuajse nën rrogoz.

Pas zbutjes së masës ndaj ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila u nxor më herët edhe nga arresti i shtëpisë, tashmë gjykata ka vendosur edhe heqjen e sekuestros për apartamentin e saj. Pra, hap pas hapi, një dosje që u prezantua si e rëndë, me akuza për korrupsion, tendera, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal, po humbet peshë para gjykatës.

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë lidhur me sekuestron preventive për disa pasuri të të pandehurve të dosjes së AKSHI-t, ku përfshihen ish drejtuesja Mirlinda Karçanaj, biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe persona të tjerë nën hetim.

Sipas vendimit, gjykata ka hequr sekuestron për një apartament të Mirlinda Karçanajt dhe për një apartament të Ergys Agasit. Po ashtu, janë liruar nga bllokimi edhe shuma të konsiderueshme të lidhura me subjektet private të përfshira në këtë dosje.

Për Gëzim Hoxhën, Apeli ka rrëzuar sekuestron e Prokurorisë së Posaçme mbi asetet e një shoqërie private në shumën 123.629.664 lekë.

Për Andis Papën, gjykata ka liruar nga bllokimi shumat e dy subjekteve të ndryshme, përkatësisht 410.595.663 lekë dhe 94.423.883 lekë.

Për Elision Jorgjin, Apeli ka rrëzuar sekuestron preventive të vendosur ndaj aseteve të kompanisë së tij në shumën 100.840.264 lekë.

Për Ergys Agasin, është hequr sekuestroja mbi një pasuri të llojit apartament, të ndodhur në një objekt disakatësh në Tiranë.

Për Mirlinda Karçanajn, është hequr sekuestroja mbi pasurinë e llojit apartament.

Pra, në thelb, dosja që u shoqërua me kontrolle, arrestime, akuza të rënda dhe bujë publike, sot po dobësohet nga vendime që u kthejnë të pandehurve pasuri dhe para të sekuestruara me kërkesë të SPAK.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata e Posaçme e Apelit bën me dije se trupi gjykues monokratik, i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, disponoi për çështjen penale nr. 20 akti, datë 19.05.2026, regjistruar mbi ankimin e disa personave dhe subjekteve tregtare kundër vendimit nr. 289, datë 20.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Gjykata vendosi ndryshimin pjesërisht të vendimit të Shkallës së Parë për disa nga personat nën hetim dhe rrëzimin e kërkesave të SPAK për sekuestrimin e aseteve në disa raste konkrete. Apeli urdhëroi gjithashtu Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara që të ekzekutojnë vendimin.

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Ndërkohë, dosja e AKSHI-t nuk është një çështje e zakonshme administrative. Bëhet fjalë për një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, që administron sistemet kryesore digjitale, ku kalojnë të dhëna sensitive të qytetarëve, dokumente, shërbime publike, procedura dhe kontrata me vlera të mëdha.

SPAK kishte lëshuar urdhër arreste për Mirlinda Karçanajn, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për Karçanajn, Gjykata e Posaçme kishte caktuar fillimisht masën “arrest shtëpie”, ndërsa për Agasin dhe Beqirajn ishte caktuar masa “arrest me burg”.

Më 16 dhjetor, dy skuadra të BKH-së, të shoqëruara nga patrulla të Policisë së Shtetit, ushtruan kontrolle në katër ambiente në pronësi të Ergys Agasit, përfshirë banesa në Durrës dhe Tiranë, si dhe biznese që ai zotëron. Kontrollet në banesa dhe zyra të lidhura me Agasin ishin kryer edhe më herët, në muajin qershor, me urdhër të SPAK.

Në total, SPAK vendosi masa sigurie për tetë persona: Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta. Po ashtu, u vendos masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Akuzat kryesore në këtë dosje përfshijnë grup të strukturuar kriminal, shkelje të barazisë në tendera dhe heqje të paligjshme të lirisë. Personat nën hetim akuzohen gjithashtu për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Karçanaj ishte paraqitur më 3 dhjetor në SPAK në kuadër të hetimeve për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që drejtonte.

Kjo çështje goditi një nga kolonat kryesore të propagandës qeveritare: digjitalizimin. Për vite me radhë, qeveria ka promovuar AKSHI-n dhe e-Albania si histori suksesi, duke folur për “shtet digjital modern”, “kapacitete të larta të mbrojtjes kibernetike” dhe “ushtri të teknologjisë së avancuar”.

Por pas kësaj fasade, vitet e fundit janë shënuar episode të rënda të rrjedhjes së të dhënave personale, përfshirë paga, numra telefoni, të dhëna shëndetësore dhe databaza të ndryshme shtetërore.

Sulmi kibernetik i vitit 2022 nxori në pah dobësi serioze në infrastrukturën digjitale të vendit. Në atë periudhë, shërbime të rëndësishme publike u ndërprenë, ndërsa qytetarët dhe bizneset u përballën me pasoja direkte. Megjithatë, përgjegjësitë konkrete mbetën të paqarta dhe nuk u publikua një raport i plotë teknik për pasojat, dëmet dhe zinxhirin e përgjegjësive.

Ndërkohë, platforma e-Albania ka përjetuar ndërprerje të herëpashershme, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe bizneset në marrjen e shërbimeve bazë. Qytetarët paguajnë për certifikata dhe dokumente të prodhuara nga vetë administrata, ndërsa sistemi u është shitur si model i lehtësimit të burokracisë.

Sipas burimeve zyrtare, SPAK ka marrë në pyetje mbi 20 persona për çështjen e tenderave të AKSHI-t. Dosja përfshin dokumente, procedura prokurimi dhe kontrata që po verifikohen për shkelje të mundshme të ligjit.

Në qendër të hetimeve janë dyshimet për tendera të fryrë, favorizime dhe procedura të manipuluara. AKSHI, si institucioni që administron sistemet kryesore digjitale të shtetit, ka akses në të dhëna që lidhen me pronat, gjendjen civile, shëndetin dhe lëvizjet administrative të qytetarëve.

Prandaj vendimi i Apelit nuk është thjesht një lëvizje procedurale. Ai është një zhvillim i rëndësishëm politik dhe institucional, sepse godet në zemër besueshmërinë e një dosjeje që u paraqit si provë e goditjes ndaj korrupsionit në tenderat publikë.

Por ndërsa kamerat, titujt dhe rrjetet sociale ishin të përqendruara te Zvërneci, gjykata vendosi të lirojë miliona lekë të sekuestruara dhe të heqë bllokimin mbi pasuri të lidhura me të pandehurit e dosjes AKSHI.

Në qetësi, mes zhurmës, një tjetër dosje e madhe duket se po humbet forcën.

Nëse këto pasuri dhe para nuk duhej të ishin sekuestruar, kush mban përgjegjësi për gjithë bujën e krijuar? Nëse duhej të ishin sekuestruar, kush po e shfryn dosjen?

Sepse për qytetarët që paguajnë taksa, që presin shërbime publike funksionale dhe që u janë ekspozuar të dhënat personale në databaza të rrjedhura, kjo nuk është një çështje teknike. Është një tjetër sinjal se dosjet e mëdha hapen me zhurmë dhe shuhen në heshtje.

Të tjera

BOJKOTO OLIGARKËT
Aktualitet

BOJKOTO OLIGARKËT

Ka vetëm diçka që oligarkët e kuptojnë më mirë se protestat, deklaratat dhe postimet në rrjetet sociale: Paratë. Prandaj, nëse...

19:47 02/06/2026
Jo vetëm Zvërneci: Ka ende 100 arsye të tjera për të vazhduar protestën
Aktualitet

Jo vetëm Zvërneci: Ka ende 100 arsye të tjera për të vazhduar protestën

Po bëjmë të njëjtin gabim që kemi bërë gjithmonë. Po sillemi sikur problemi është vetëm i Zvërnecit. Po nuk ishte...

19:08 02/06/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mes rrëmujës së protestave, Apeli i GJKKO shfryn dosjen AKSHI: Mirlinda Karçanajt i hiqet sekuestroja e apartamentit, lirohen miliona lekë të bllokuara nga SPAK

Mes rrëmujës së protestave, Apeli i GJKKO shfryn dosjen AKSHI: Mirlinda Karçanajt i hiqet sekuestroja e apartamentit, lirohen miliona lekë të bllokuara nga SPAK

11:15 03/06/2026
BOJKOTO OLIGARKËT

BOJKOTO OLIGARKËT

19:47 02/06/2026
Jo vetëm Zvërneci: Ka ende 100 arsye të tjera për të vazhduar protestën

Jo vetëm Zvërneci: Ka ende 100 arsye të tjera për të vazhduar protestën

19:08 02/06/2026
Grabitet OTP Bank pranë stadiumit “Dinamo”, autori futet i maskuar dhe me armë zjarri

Grabitet OTP Bank pranë stadiumit “Dinamo”, autori futet i maskuar dhe me armë zjarri

13:12 02/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.