Skip to content
Të Gjitha

‘Mendova se nuk po më shihnin’/ Shkarkohet gazetari dhe analisti i njohur, ja çfarë kishte bërë para kolegëve….

· 2 min lexim

Është gjithmonë e sikletshme kur jeta personale dhe intime e një njeriu bëhet publike apo kur për më tepër bëhesh viktimë e rrjeteve sociale.

Një incident i sikletshëm me pasojë shkarkimin nga puna i ka ndodhur edhe gazetarit amerikan Jeffrey Toobin.

Duke mos qenë në dijeni se platforma Zoom ishte aktive, Toobin i gjendur vetëm në zyrë, ka vendosur të relaksohet.

Kanë qenë të shumtë “spektatorët”, kolegë të tij, që kanë parë shkrimtarin e New Yorker dhe analist ligjor i CNN teksa masturbohej.

“Mendova se nuk më shihte njeri. Mendova se e kisha mbyllur videon”, tha ai. Ndërkohë, “New Yorker”, për të cilin ai ka punuar për 25 vjet, e ka pezulluar nga detyra. Të njëjtën gjë ka bërë edhe CNN.

Videokonferenca, sipas revistës “Vice” që dha së pari lajmin, ishte një simulim i zgjedhjeve presidenciale, në prani të emrave të mëdhenj të New Yorker dhe disa reporterëve të radios New York, Wync.

Kur të dy palët që luanin demokratët dhe republikanët u larguan, Toobin ka bërë një thirrje tjetër. Gjatë bisedës, kolegët kanë parë të gjithë skenën.

“Jeffrey Toobin është pezulluar në pritje të hetimit të mëtejshëm të asaj që ka ndodhur”,- tha zëdhënësja e New Yorker, Natalie Raab.

Rasti i tij ka shërbyer për të paralajmëruar edhe të tjerët. Drejtori David Remnick u dërgoi një email të gjithë punonjësve të tij:

“Të dashur punonjës, siç keni lexuar, një nga shkrimtarët tanë, Jeff Toobin, u pezullua pas një incidenti në Zoom javën e kaluar. Ju lutemi merrini këto gjëra shumë seriozisht”.

Toobin ka trajtuar shumë çështje të profilit të lartë për CNN, duke siguruar analiza ligjore si ajo për procesin O.J. Simpson, ngacmimi i fëmijëve nga Michael Jackson në 2005 dhe hetimi i avokatit Kenneth Starr të presidentit Bill Clinton.

Në vitin 2000, ai mori një çmim Emmy për pasqyrimin e historisë njëzetvjeçare në lidhje me kujdestarinë e foshnjës kubane, Elián González.

Libri i tij i fundit: “Krimet e vërteta dhe shkeljet e gabuara”, tregon të gjitha fazat e Russiagate dhe analizon faktet që mund të çojnë në rizgjedhjen e Trump.

Masturbohet para kolegëve në ‘Zoom’/ Shkarkohet gazetari i njohur: Mendova se nuk më shihte njeri

/GazetaReforma.com/