Skip to content
Bota

Mendonte se po fliste me kryebashkiakun e Kievit, si u mashtrua zyrtarja e Berlinit me anë të “deepfake”

· 2 min lexim

Zyrtarja e Berlinit ka rënë pre e një mashtrimi në internet, teksa ka shpenzuar 15 minuta kohë për të folur me atë që e mendonte si “kryebashkiakun e Kievit”.

Bëhet e ditur se kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey shpenzoi të paktën 15 minuta duke diskutuar në një video-telefonatë me një person që shtirej si të ishte kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.  Zëvendësuesi i Vitali Klitschko me sa duket ka përdorur ‘deepfake’ për të zëvëndësuar fytyrën e tij me atë të kryetarit të bashkisë së Kievit.

Kancelarja shkruajti në Twiter: “Gjatë bisedës nuk kishte shumë pika referimi që tregonin se biseda nuk po kryhej me Vitali Klitschko-n e vërtetë. Mirëpo me sa duket e gjitha ishte një deepfake. Policia është telefonuar për të nisur investigimet”

Ndërkohë që zëdhënësja e Giffey ka zbardhur më shumë detaje nga video-telefonata tregon se 15 minutat e para të bisedës ishin normale dhe personi i “maskuar” dinte ta mbante lojën.  Personi që po shtirej si Klitschko po fliste për refugjatët ukrainas, mënyrën se si Berlini po menaxhonte situatën me ta dhe cilat ishin numrat – një bisedë tërësisht normale, njësoj siç pritej dhe nga Giffey.

Por vetëm pasi Klitschko “i rremë” nisi të bënte disa pyetje të çuditshme nisën dyshimet e para. “Dyshimet e Giffey u rritën pasi ky person pyeti në lidhje me ukrainasit që po përpiqeshin të përfitonin benefite sociale në Berlin” tha zëdhënësja e kryetares së Berlinit.

“Gjithashtu kishte dhe një kërkesë për Gjermaninë që të nisnin aksionin përmes autoriteteve për të rikthyer burrat e rinj në Ukrainë për të luftuar” zbuloi zëdhënësja.

Si rrjedhojë lidhja përfundoi ose u shkëput, sipas zyrës së kryetares. Nga ai moment u kuptua zyrtarisht se Giffey nuk ka qenë duke biseduar me Vitaly Klitschko-n e vërtetë.