Skip to content
Të Gjitha

Mega-projekti/Propozohet tren me shpejtësi 300 km/h në Shqipëri, vlera 7 miliardë euro

· 2 min lexim

Forumi Ekonomik i Vjenës ka propozuar një mega-projekt për ndërtimin e linjave hekurudhore të shpejta në të gjithë Evropën. Fatmirësisht, pjesë e këtij projekti të rëndësisë së veçantë janë bërë edhe Shqipëria e Kosova.

Janë katër linja kryesore që propozohen, të cilat kanë disa degëzime kryesore:

  • 1. Berlin, Çeki, Austri
    • Berlin, Çeki, Austri, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mali Zi, Shqipëri
    • Berlin, Çeki, Austri (ose Sllovaki), Hungari, Rumani, Bullgari
    • Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari
    • Bullgari, Maqedoni e Veriut, Greqi dhe Qipro
  1. Belgjikë, Gjermani, Lihtenshtajn, Itali, Maltë
  2. Paris, Irlandë (Shmanget Britania e Madhe)
  3. Portugali, Spanjë, Francë, Belgjikë, Hollandë, Gjermani
    • Gjermani, Danimarkë, Suedi, Finlandë
    • Gjermani, Poloni, Lituani, Letoni, Estoni, Finalndë

Në qendër të projektit është linja e 4, që lidh gadishullin Iberik me vendet balltike dhe nëpërmjet tij do të lidhen me njëra-tjetrën edhe tre linjat e tjera.

Shqipëria

Vendi ynë nuk ka një rrjet hekurudhor funksional dhe ky është rasti i vetëm në Evropë. Megjithatë, nëse ky projekt i Bashkimit Evropian realizohet, Shqipëria do të bëhet pjesë e linjave hekurudhore të shpejta, që arrijnë deri në 250-300 km/h.

Në pjesën shqiptare hekurudha futet nga Mali i Zi në Shkodër, për të zbritur në Lezhë dhe përmes rrugës së Kombit arrin në Kosovë, për të vijuar deri në Bullgari.

304 kilometra parashikohet të jetë rrjeti i hekurudhës në Shqipëri me një kosto që arrin në 7 miliardë euro.