Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mediat zgjojnë shtetin! Policia gjobë të majme lokalit që organizoi mbrëmje mature

12:31 09/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Sikundër kemi raportuar disa ditë më parë në shumë qytetet të vendit tonë, në kundërshtim me vendimin e qeverisë, janë organizuar mbrëmjet e maturës.

Në këto organizime nuk ka patur asnjë rregull, protokoll sigurie dhe aq më pak distancim social, duke festuar brenda një ambienti të mbyllur, në kohën kur do të duhet që këto aktivitete të mos mbaheshin, në respektim të aktit normativ të vendosur nga qeveria.

Pasi mediat fillian të reagojnë rreth kësaj problemtaike mjaft serioze, duket se është zgjuar edhe qeveria. Një lokal në Berat është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra, sepse ka organizuar një mbrëmje mature në kundërshtim me aktin normativ për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Policia e qarkut ka shpërndarë pamjet ku shihet sesi patrullat vijojnë kontrollet për të parandaluar përhapjen e virusit nga personat e prekur.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, si dhe në lokale për të respektimin e protokolleve të sigurisë. Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve. Gjithashtu kontrollet kanë vijuar dhe në biznese e lokale të qarkut të Beratit dhe si rezultat u konstatua se në një lokal, në mbrëmje, ishte organizuar një festë mature, duke shkelur protokollet e sigurisë dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që ndalon zhvillimin e mbrëmjeve të maturës. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë bllokoi zhvillimin e këtij aktiviteti masiv në ambiente të mbyllura dhe pa masa sigurie. Në bashkëpunim me ISSHP, pronari i këtij lokali u gjobit me gjobë 1.000.000 lekë, pasi ka shkelur masat kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia e Beratit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Reforma Zgjedhore, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takim me Ballën në Kuvend

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip