Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u akuzua se ka aplikuar për nënshtetësinë amerikane dhe ka blerë një vilë në Florida me vlerë 20 milionë dollarë. Megjithatë, një verifikim i mediave të huaja zbuloi se këto pretendime janë të rreme. Shtëpia në fjalë është blerë në vitin 2019 për 6.3 milionë dollarë nga një çift financiarësh nga Atlanta, sipas të dhënave publike. Shtëpia është ende në treg dhe është listuar për shitje me afro 11 milionë dollarë në faqen e internetit Zillow. Kjo do të thotë se shtëpia nuk i përket Volodymyr Zelenskyy dhe gruas së tij, siç thuhet në postimet në mediat sociale. Sa i përket dokumentit që supozohet se tregon kërkesën e presidentit ukrainas për shtetësi, ai është gjithashtu i rremë.
“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin
Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke...








