Skip to content
Politikë

More se 2 javë në burg, Alqi Bllako bën lëvizjen e radhës

· 3 min lexim

Pas disa javëve që ish-deputeti Alqi Bllako ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve, tashmë vjen një kërkesë nga  ana e tij.  Bllako ka kërkuar lirinë me pretendimin se ai nuk është i rrezikshëm dhe se nuk i shmanget hetimit, të nisur ndaj tij.

Ish-deputeti  ka ankimuar vendimin që e ka lënë në burg, ndërsa kjo lëvizje e tij vjen pak ditë pasi u mor në pyetje nga SPAK.

Ai ka depozituar sot në Apelin e GJKKO kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit.

Rikujtojmë se Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, lidhur lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.  Referuar dosjes, Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako me dyshimin se ka marrë në formë rryshfeti 150 milionë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Sipas hetimeve këtë shumë parash, deputetit socialist e ka marrë nga kompania “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k. duke paguar fiktivishit babain e tij Edmond Bllako, që rezulton i punësuar në Inceneratorin e Tiranës.

SPAK akuzon gjithashtu Bllakon se ka falsifikuar dokumentat për inceneratorin e Fierit në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin, Lefter Koka dhe kryetarin e komisionit të shpronësimeve Pëllumb Abeshi .

Ata kanë ndryshuar destinacionin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori nga tokë arë në tokë truall duke i shkaktuar një dëm ekonomik buzhetit të shtetit prej 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë.”

Gjithashtu si prova të reja SPAK ka paraqitur edhe tre udhëtime që ish deputeti ka bërë ne kohë të ndryshme me biznesmenin Klodian Zoto që ka fituar koncesionarin e Fierit.

Ndërkohë ish-deputeti ka mohuar akuzat e SPAK, se është i përfshirë në këtë aferë.

Në deklaratën e tij Bllako ka thënë se procedura për dhënien me koncesion të inceneratorit është bërë nga komisioni i ngritur në Ministrinë e Mjedisit, e nuk ka pasur asnjë funksion vendimarrjeje, duke shtuar se detyra e tij ka qenë vetëm që t’ja përcjellë shresën Këshillit të Ministrave për Miratim.

Kujtojmë për punësimin e babait të tij fiktivisht në incineratorin e Tiranës, ish deputeti ka thënë se kontrata për punësimin e tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit talian. Dëshmia e Bllakos do administrohet dhe do futet në fashikujt e dosjes hetimore.