Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Me ne do të jetë edhe Gazment Bardhi”, Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik

19:17 17/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Opozita e Bashkuar pranon propozimin e bërë nga Damian Gjiknurit për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Politik në datën 20 ose 21 të këtij muaji.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare,kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre  për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese lidhur me hapjen e listave zgjedhore dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Në përgjigjen e tyre Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI theksojnë se në mbledhje përveç tyre do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Ndërkohë ata nuk tërhiqen nga marrëveshja e 5 qershorit duke deklaruar se ai duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, duke paralajmëruar se asnjë nga çështjet e dakordësuara në këtë marrëveshje nuk do të rihapen në tryezën e radhës.

Kujtojmë më herët se deputeti socialist Damian Gjiknuri konfirmoi pjesëmarrjen në këtë tryezë të kryeministrit Edi Rama.

Përgjigja e plotë e “Koalicionit Opozitar”:

Përgjigja e përfaqësuesve të opozitës që konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik.

I nderuar koleg,

Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimin tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarrjen konsensuale në Këshillin Politik për çdo çështje lidhur me zgjedhjet, siç kemi rënë dakord me shkrim në Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe Dakordësinë e 5 Qershorit.

Paraprakisht ju konfirmojmë se dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në Tryezën e Këshillit Politik (siç ju rikonfirmoni me e-mail më sipër) duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty.

Për çdo çështje tjetër, ne jemi të gatshëm, në orën e caktuar nga ana juaj, si të hënë ashtu edhe të martën, pa patur një preferencë për këtë. Presim konfirmimin tuaj për ditën që ju preferoni, duke shprehur gatishmërinë tonë për pjesëmarrjen në atë mbledhje.

Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.

Mbetemi në pritje të konfirmimit të ditës nga ana juaj,

Me respekt,

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Të tjera

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të diel në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më 22 mars 2026,...

14:43 22/03/2026
Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja
Kryesore

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e play off-it për...

15:37 21/03/2026
Para

Thaçi mbërrin në Kosovë! Qindra qytetarë presin presidentin në Morinë me flamujt e UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

14:43 22/03/2026
Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

15:37 21/03/2026
Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

14:22 21/03/2026
100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

13:47 21/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.