Skip to content
Kryesore

“Më ke ngelur edhe ti pa vrarë”, Nuredin Dumani kërcënon avokaten

· 1 min lexim

Gjatë seancës gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, një nga avokatet e të pandehurve deklaroi se ishte kërcënuar me jetë nga i penduari Nuredin Dumani.

Gjatë një ndërprerjeje 10-minutëshe të procesit, avokatja ngriti shqetësimin dhe kërkoi marrjen e masave nga gjykata.

“Para se të ndërprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha ‘do merrem dhe me ty, me ke ngelur ti pa vrarë’. Nuk mund të kërcënohemi kështu!”, citohet të ketë thënë avokatja.