Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paditen e sotme në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 34-vjeçar është mbytur teksa po lahej në det dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
Mësohet se 34-vjeçari është Elidon Ndreka nga Ferizaj i cili po notonte tek zona e Ranës së Hedhun, kur ka hasur një gropë e cila e ka fundosur dhe për pasojë ka humbur jetën.Bashkë me të ka qenë edhe një shok i tij, i cili është munduar ta shpëtojë, por më kot.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe në spitalin e Lezhë dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Deri tani kanë humbur jetën 5 persona në det gjatë këtij sezoni turistik.