Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbyllja e rafinerisë së Ballshit, “Bankers Petroleum” jep versionin e saj të ngjarjes

14:30 27/09/2019
Reading Time: 2 min lexim

Kompania “Bankers Petroleum” ka reaguar pas protestës së punëtorëve të rafinerisë së Ballshit.

Këta të fundit u ngritën pas mbylljes së rafinerisë nga”Tosk Energji”. “Bankers” ka deklaruar se punëtorët janë duke u përdorur nga “Tosk Energji” dhe nuk është e vërtetë se nuk janë furnizuarme naftë të papërpunuar.

Në reagimin e saj kompania kanadeze shton se “Tosk Energji”, nuk ka përmbushur termat dhe kushtet e Kontratës së Shitjes së Baftës Bruto për 2019-ën.

Më tej “Bankers” vijon duke thënë se “Tosk Energji” i kishte konfirmuar zyrtarisht se do të hapte një letër krediti për volumet e shtatorit, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Bankers” sqaron se “Tosk Energji” nuk pagoi për sasitë e rëna dakord dhe ndërpreu komunikimin.

Deklarata e plotë e ‘’Bankers Petroleum Albania’’:

‘’Bankers Petroleum Albania’’ është informuar nga media se punonjësit e kompanisë “Tosk Energji” që punojnë në rafinerinë Ballsh kanë protestuar dje pasi kjo rafineri është mbyllur. Përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar për mediat se rafineria është mbyllur si rezultat i mos-furnizimit me naftë të papërpunuar nga Bankers Petroleum Albania.

Me keqardhje, vërejmë se punonjësit janë duke u përdorur nga “Tosk Energji” që në fakt nuk ka arritur të përmbushë termat dhe kushtet e Kontratës së Shitjes së Naftës Bruto për 2019.

Në fakt, Bankers dhe “Tosk Energji” kanë rënë dakord për Programin e Dorëzimit të naftës bruto në bazë ditore për Shtator 2019 dhe vëllimet e dorëzimit për Tetor-Dhjetor 2019, që në 27 Gusht. Në këtë ditë, “Tosk Energji” ekzekutoi Amendimin 4 të kontratës për ngarkesat e e naftës bruto gjatë Shtator-Dhjetor 2019.

Gjatë ditëve të fundit të gushtit, Bankers kërkoi nga ‘’Tosk Energji’’ që të siguronte letër kreditin, por Tosk Energji konfirmoi zyrtarisht që për volumet gjatë muajit Shtatorit , derisa ata të hapin një letër krediti (siç kanë bërë në të kaluarën), Tosk do të tërheqë të gjitha ngarkesat e planifikuara duke bërë parapagime dhe pa shkaktuar ndonjë ndikim në operacionet dhe financat e Bankers.

Gjatë fundit të muajit gushtit dhe fillimit të shtatorit, Bankers i është drejtuar kompanisë Tosk me disa e-mail zyrtarë duke kërkuar prej tyre hapjen e letër kreditit ose kryerjen e parapagimit për volumet e planifikuara për muajin Shtator.

Por gjatë gjithë muajit Shtator, Tosk bëri vetëm një parapagim në vlerë prej 500 mijë USD dhe Bankers dorëzoi në Tosk (pikërisht në 1 Shtator) rreth 1.420 Mt bruto që mbulohej nga ky parapagim.

Për periudhën 1-10 Shtator, Bankers iu drejtua sërish disa herë Tosk Energji, por ajo nuk pagoi, pavarësisht se Bankers ishte në dispozicion dhe i ofroi të shesë sasitë e rënë dakord.

Tosk Energji jo vetëm që nuk pagoi, nuk tërhoqi sasitë dhe nuk iu përgjigj Bankers, por shkoi edhe më tej, duke ndërprerë komunikimin me ne.

Etiketa: bankersrafineria e naftestoske energji

Të lidhura

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë
Aktualitet

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Rezultatet e numërimit elektronik në Vorë dhe në Njësinë 10 të Tiranës konfirmojnë fitoren e Partisë Socialiste në të dyja...

11:51 12/05/2025
E rëndë në Tiranë/ I riu merret peng dhe dhunohet nga 3 persona
Aktualitet

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar nga fshati Picar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka kanosur një gazetar për...

11:44 12/05/2025
Para

Aksioni për “Lungomare 2”, IKMT has në rezistencën e pronarëve të bizneseve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

11:51 12/05/2025
E rëndë në Tiranë/ I riu merret peng dhe dhunohet nga 3 persona

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

11:44 12/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Fotografoi votën dhe e shpërndau në rrjete sociale, arrestohet 19-vjeçari

11:34 12/05/2025
Zgjedhjet Parlamentare / Deri në orën 11:00 janë numëruar 1819 kuti, PS në avantazh

Zgjedhjet Parlamentare / Deri në orën 11:00 janë numëruar 1819 kuti, PS në avantazh

11:09 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.