Skip to content
Të Gjitha

Mbyllet njësia bashkiake nr.2 në Tiranë, rezulton i infektuar një punonjës, karantinohet stafi

· 1 min lexim

Është mbyllur mini-bashkia nr.2 në Tiranë. Menjëherë pas publikimit të lajmit se është është infektuar një kryetar njësie bashkiake në Tiranë ditën e djeshme, janë marrë masa dhe sot është marrë edhe ky vendim.

Ndërkohë, punonjësit e kësaj minibashkie janë karantinuar në banesën e tyre.  Po kështu, është bërë dezinfektimi  i zyrave dhe punonjësve u është marrë tamponi, shkruan Dosja.al.

Sakaq është rënduar sërish bilanci i COVID-19 në Shqipëri. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 pacientë në spitalin Infektiv. Ndërkohë,janë konfirmuar 90 raste të reja. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 80 pacientë, mes tyre një foshnjë 2-muajshe. 8 prej tyre janë në terapi intesive dhe 2 të intbuar. Lajm i mirë është se janë shëruar 33 qytetarë.