Skip to content
Bota

Mbretëresha Elizabeth feston sot ditëlindjen, ja 9 privilegjet që i gëzon vetëm ajo

· 2 min lexim

Ditën e sotme mbretëresha Elizabeth II, monarkja e 63-të e Britanisë, feston  96-vjetorin e lindjes, megjithëse ditëlindja e saj shënohet zyrtarisht në qershor, kur festohet edhe 70-vjetori i fronëzimit.

Theksojmë se Elizabeth lindi më 21 prill 1926, në Bruton Street, në qendër të Londrës. Kurorëzimi i saj, në moshën 27-vjeçare, u mbajt në Ëestminster Abbey, më 2 qershor 1953.

Titulli si mbretëreshë i jep Elizabeth shumë privilegje të cilat ne ua kemi renditur më poshtë:

  1. Mund të ngasë makinën pa pasur patentë

Është personi i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që ligjërisht nuk ka nevojë për një patentë.

  1. Nuk ka nevojë për pasaportë për të udhëtuar

Pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore duhet ta kenë një pasaportë nëse udhëtojnë, por jo Mbretëresha.

  1. Feston dy ditëlindje

Po, është aq e rëndësishme sa gjatë vitit feston ditëlindjen dy herë, një herë më 21 prill, kur ka ditëlindjen zyrtare, dhe një herë në qershor – koha kur është kurorëzuar.

  1. Ka bankomatin e saj privat

Në pallatin Buckingham është instaluar një bankomat privat vetëm për Mbretëreshën

5. Ka shumë kafshë

Ajo zotëron të gjitha mjelmat e lumit Tamiz, si dhe të gjithë delfinët dhe balenat që ndodhen në ujërat britanikë.

  1. Nuk paguan taksa

Edhe pse ligjërisht nuk ka pse të paguajë taksa, Mbretëresha filloi t’i paguajë ato me dëshirën e saj në vitin 1992.

  1. Nuk mund të arrestohet asnjëherë

Ka imunitet ndaj çdo lloj akuze. Për më tepër, ajo dhe familjarët e saj kanë të drejtë të mos japin asnjë lloj aksesi në marrjen e informacionit për jetën e tyre private.

  1. Ka poetin e saj

Momentalisht, Mbretëresha ka poetin e saj personal, Simon Armitage. Ai e ka marrë këtë detyrë që nga viti 2019, pas Carol Ann Duffy. Një poet e merr këtë pozicion të nderuar kur puna e tij ka rëndësi kombëtare.

  1. Është në krye të një besimi

Bashkë me titullin mbretëror, Mbretëresha është edhe në krye të Kishës së Anglisë. Kjo do të thotë që asaj nuk i lejohet të konvertojë besimin e saj, sepse nëse e bën, i hiqet titulli.