Skip to content
Të Gjitha

Mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, çfarë pritet të diskutohet

· 1 min lexim

Fundi i epidemisë e ka gjetur të angazhuar politikën shqiptare, teksa tema kryesore mbetet Reforma Zgjedhore që pritet të përfundojë më 31 maj.

Ditën e sotme ambasadorja Yuri Kim pritet të takojë anëtarin e fundit politik të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Petrit Vasili, pasi raportohet se ka takuar një e nga një Damian Gjiknurin si përfaqësues i mazhorancës, Oert Bylykbashin si përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, Rudina Hajdarin “zërin” e opozitës së re, dhe së fundmi do takojë edhe Petrit Vasilin.

Sakaq, pasditen e sotme mblidhet edhe Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë përfaqësues të partive dhe ekspertë të çështjeve zgjedhore.

Kujtojmë se pak ditë më parë palët politike u dakordësun për 3 çështje; periudhë zgjedhore, kuotat gjinore dhe financimin e partive, ndërsa opozita theksoi se këto nuk janë çështjet më të rëndësishme.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, teksa reagoi sot, pohoi se po ndiqet me interes të veçantë përpjekjet e partive për kompromis për çështje të rëndësishme, që OSBE i ka vlerësuar si problematika për shumë vite.