Pas përfundimit të mbledhjes 40 minutëshe të Këshillit Politik, përfaqësuesi i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, tha se mbledhja zgjati vetëm 40 minuta pasi nuk pati debat dhe nuk kishin me kë të debatonin.
Murrizi tha gjithashtu se në mbledhje ekspertët e pranishëm , u shprehën se votimi i ndryshimeve kushtetuese në 30 korrik nuk e prek marrëveshjen e arritur në 5 qershor për reformën zgjedhore.
Më tej Murrizi tha se listat e hapura rregullojnë demokracinë dhe perfeksionojnë sitemin zgjedhor.
“Nuk ka debate pasi nuk kemi me kë debatojmë. Ekspertët thanë edhe nëse në 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e 1 qershorit, po ashtu është se ditë feste. Nuk shoh pse nuk vijnë për të adresuar dhe ta dimë se çfarë kanë se mbase na e mbushin mendjen dhe ne. E vetmja listë zgjedhore ku shqiptarëve u është mohuar e drejta e zgjedhjes është në lista e 21 prillit 2008. Listat e hapura rregullojnë demokracinë dhe perfeksionojnë aq sa munden sistemin zgjedhor. Grupi ynë parlamentar nuk e voton 1 qershorin. Ata janë gjithë kohën bashkë… vetëm orari i gjumit i ndan.”