Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbledhja e Këshillit Politik, nga kushtet e Kim te afati i Sorecës: Ja çfarë u diskutua për 9 orë

21:03 02/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pas 9 orësh është mbyllur takimi mes 4 anëtarëve të Këshillit Politik dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, atij të BE, Luigi Soreca, ambasadorit britanik Duncan Norman, dhe një përfaqësuesi të OSBE.

Ky ishte takimi i dytë i tyre pasi po sot u mblodhën dhe gjatë mesditës, kur takimi u ndërpre kur Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili shkuan për rreth një orë në selinë blu për t’u konsultuar.

Pas takimit ata kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku ambasadorja amerikane tha se pas 9 orësh mbledhje, është bërë progres dhe shtoi se të gjitha palët politike duhet të japin nga vetja që të integrohet Shqipëria në BE.

Gjatë fjalës së saj para mediave, Kim është shprehur se nëse partitë do të arrijnë konsensus përtej rekomandimeve të OSBE do të biem dakord me ta dhe shtoi se palët nuk duhet të paraqesin kërkesa të reja, nëse nuk përmbushin rekomandimet e ODHIR.

“Ka qenë një ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim .Ka qenë e vështirë për të gjitha palët që janë përfshirë. të gjithëve iu është kërkuar që të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 maji është një datë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në Europë. BE ka vendosur kushte për negociatat. Mes tyre është edhe Reforma Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it. Qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të përmbushë të gjitha rekomandimet e ODIHR, që të përparojë në integrimin e saj europian. Amerika mbështet Shqipërinë dhe popullin shqiptar në integrimin në BE”, tha ambasadorja Kim.

Kurse ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha se takimi me palët e Këshillit Politik ka qenë konstruktiv dhe se kjo duhet të vazhdojë ditën e nesërme.

Soreca tha se kufijtë për Reformën Zgjedhore janë vendosur nga OSBE/ODIHR dhe se përfundimi i kësaj Reforme do të ndihmonte shumë vendin për të ardhmen e tij drejt BE por dhe shqiptarët.

“Patëm një ditë shumë të mirë pune së bashku ku bashkëshoqëruam punën e anëtarëve të këshillit politik. Për BE është e rëndësishme që të mund të përmbushen kushtet dhe të nis procesi i anëtarësimit të vendit sa më shpëjtë. Kufijtë janë vendosur nga OSBE/ODIHR-in dhe këtë po kërkon dhe BE nga Shqipëria. Shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë më lehtë këtë punë. Falenderoj palët për qasjen e tyre konstruktive dhe i ftoj që të vazhdojnë më të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër. Të mos e shpërdorojmë vrulli që arritëm, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE”, tha Soreca.

Ambasadori britanik Duncan Norma tha se palët duhet ta arrijnë konsensusin nesër dhe kjo është thelbësore jo vetëm për vendin por dhe për të ardhmen e tij në BE.

“Këshilli politik u krijua për të përfunduar reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por ka ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptar të kenë zgjedhje të lira herës tjetër. Le të përfundojmë punën”, tha Norman.

Të tjera

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës
Aktualitet

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Qiratë në Tiranë kanë arritur nivele alarmante. Për vitin 2026, qiraja mesatare e apartamenteve në kryeqytet ka shkuar në 721...

13:34 12/06/2026
Para

Publikohet bilanci: Ja sa raste të reja me Covid-19 u identifikuan sot në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.