18 persona të arrestuar në kuadër te operacionit Tempulli për shpërndarje të lëndëve narkotike do të dalin sot para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë. Gjykata ka vendosur që të lërë në ‘arrest shtëpie’ 2 gratë e arrestuara për shkak të gjinisë dhe se kanë fëmijë për tu kujdesur si dhe 3 burra për shkak të moshës së madhe. Për 13 të tjerët është vendosur masa e arrestit me burg.
Në burg janë lënë shtetasit me inicialet A.Z, D.B, D.P, O.Sh, L.D, E.B, A.B, M.Z, N.Ç, E.H, K.P, DH.B.
Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se audio-regjistrimet e kryera nga Ergys Agasi në zyrën e tij përmbajnë prova...








