Skip to content
Të Gjitha

Mbaroi diplomën dhe doktoraturën brenda një viti, anomalitë në shkollimin e kandidatit për Gjykatën e Lartë

· 1 min lexim

Dariel Sina është kandidati për Gjykatën e Lartë, i cili do të zëvendësojë në këtë pozicion, Xhezair Zaganjorin, të shkarkuar nga vettingu

. Bazuar në ligj, kandidati duhet të ketë ushtruar profesionin e juristit për 15 vite.

Mirëpo të dhënat e Sinës janë kontradiktore.

Sipas “Balkanweb”, Sina ka përfunduar arsimin e lartë në vitin 2004.

Në vërtetimin e avokatit, Aristeidis M. Trigonis, rezulton se Sina ka kryer detyrën e juristit në vitet 1.10.2003-30.11.2015.

Gjatë kësaj kohe ai ka qenë edhe student.

Një tjetër e dhënë kontradiktore është edhe vërtetimi i profesorit grek, Andreas Dimitropoulos.

Sipas vërtetimit të profesorit, Sina ka asistuar si pedagog dhe supervizor pranë universitetit National Kapodistrian në Athinë, në periudhën 2005-2009.

Kjo do të thotë se pas diplomimit si jurist, kandidati në fjalë ka përfunduar edhe studimet e doktoraturës, po në të njëjtin vit.