Skip to content
Të Gjitha

Mazhoranca i përgjigjet opozitës: I qëndrojmë marrëveshjes, Kodin e Ri zgjedhor e votojmë më 23 korrik

Partia Socialiste është e vendosur të kalojë Reformën Zgjedhore e arritur në marrëveshjen e 5 qershorit, një javë para afatit më konkretisht në seancën e 23 korrikut. Kjo marrëveshje do t'i prezantohet komisionit të…

· 2 min lexim

Partia Socialiste është e vendosur të kalojë Reformën Zgjedhore e arritur në marrëveshjen e 5 qershorit, një javë para afatit më konkretisht në seancën e 23 korrikut.

Kjo marrëveshje do t’i prezantohet komisionit të ligjeve javën që vjen, në mënyrë që të hidhet në votim në seancën e 23 korrikut.

Ky qëndrim i socialistëve vejn pas takimit që sekretari i  Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla zhvilloi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim.

“Të mos humbasim asnjë ditë kohë. Të çojmë përpara marrëveshjen e dakordësuar. Duhet miratuar drafti i reformës zgjedhore. Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do të prezantohet në kohë në Komisionin e Ligjeve. Në datën 23 Korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes.  Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e reformës zgjedhore në Shqipëri”, mësohet të ketë thënë Balla në takim.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik, kjo reformë sërish ka përplasur palët me njëra- tjetrën. I gjithë debati është për listat të hapura, ku PD-ja ka dalë hapur kundër tyre me argumentin se nuk mund të bëhet brenda këtij viti, teksa opozita parlamentare e ka vendosur si kusht për votimin e marrëveshjes  në Kuvend, teksa sot pikërisht për këtë qëllim braktisën seancën plenare. Nga ana tjetër, PS-ja, me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla tha se është dakord për hapje listash, por jo të plotë.

Mundësinë për hapje të listave e ka lënë të hapur edhe kryeministri Edi Rama megjithatë në takimin e dytë që zhvilloi me përfaqësuesit e opozitës parlamentare,  ua bëri të qartë që marrëveshja e arritur në 5 qershor nuk mund të zhbëhet, por ofroi si zgjidhje një konsensus tri palësh, PS-opozita parlamentare- jashtë parlamentare lidhur me këtë çështje që po mban “peng” reformën zgjedhore.