Skip to content
Të Gjitha

Maturantët protestojnë, reagon Ministria e Arsimit:Do të ketë rishpërndarje të pikëve

· 2 min lexim

Maturantët vijonë të protestojnë para Ministrisë së Arsimit, pasi kanë pakënaqësi me provimin e Letërsisë dhe Gjuhës shqipe.

Sipas tyre provimi kishte pyetje të cilat ishin jashtë programit mësimor dhe ishin të pakuptueshme.

Ministria e Arsimit ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet Kryetares së Komitetit të Maturës Shtetërore, Zamira Gjini.

Gjini u shpreh se kërkesat e maturantëve janë vlerësuar me kujdes dhe mundësia e zgjidhjes së tyre nga MASH.

Pritet që sot QSHA të publikojë provimin me përgjigjet e sakta.

Deklarata e plotë

“Qendra e Shërbime Arsimore dhe shumë mësues të Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, që janë pyetur lidhur me tekstin, kanë gjykuar që të rishihet edhe njëherë mënyra e shpërndarjes së pikëve të maturanteve dhe notat e tyre, për të shmangur çdo shqetësim të maturantëve.

Kjo do të bëhet vetëm pasi do të dalin rezultatet e pikëve të maturantëve, nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Maturantët duhet të jenë të bindur se puna e tyre e tre viteve të gjimnazit do të vlerësohet me objektivitet. Sot QSHA do të publikojë testin e plotë dhe përgjigjen e saktë të këtij testi”, u shpreh kryetarja e KOMSH”.