Skip to content
Aktualitet

“Maskat kanë rënë”! Meta: Pa punë serioze, mali i kushteve për në BE do të shtohet

· 1 min lexim

Në një konferencë për mediat, presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët në lidhje me mënyrën e qeverisjes së Ramës dhe me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Meta është shprehur për Ramën se maskat kanë rënë por kryeministri kërkon të pushtojë të gjithë territorin e Shqipërisë edhe pse deri tani ka pushtuar shumë territore.

Në këto kushte që jemi ne, sipas Metës mali i kushteve për në BE do të shtohet.

“Ka pushtuar në mënyrë të paligjshme shumë territore. Territorin e drejtësisë.

Kërkon të pushtojë të gjithë territorin e Shqipërisë.

Pra maskat kanë rënë. Ilir Meta sbën lojëra më Kushtetutën e Shqipërisë.

Europa ka rregulla, ndaj do na duhet të presim. Meta është këtu si president deri në 24 korrik 2022.

Diktatura ka trokitur dhe mos e merrni me shaka. Të gjithë duhet të ngrihen të mbrojnë të drejtat e tyre”, është shprehur Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/723500394860851/