Skip to content
Të Gjitha

Maskat grabisin shtëpinë e biznesmenit, i lidhin familjen dhe i marrin peng djalin

· 1 min lexim

Banesa e një biznesmeni nga Shkozeti I Durrësit është grabitur sot nga tre persona të paidentifikuar.

Mësohet se grabitësit pasi kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi kanë arritur të marrin 10 mijë euro dhe të largohen prej andej. Thuhet se për garanci, hajdutët kanë marrë peng edhe djalin e biznesmenit, por e kanë lënë të lirë disa kilometra më tej, kur tashmë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Për Ballkanvveb, gazetarja Klodjana Haxhiaj ka raportuar:-  “Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar.  Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

Po merret në pyetje biznesmeni. Ai ka dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka nodhur ngjarja.”