Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mashtrimi i indianëve, zbardhet letërkëmbimi me SHISH

14:52 25/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Nuk ka fund skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare për dy vëllezërit indianë që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim financiar.

Së fundmi janë zbardhur letërkëmbimet mes Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Ministrisë së Jashtme për dhënien e pëlqimit që njëri nga dy vëllezërit, Nitin Sandesara të bëhej konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri.

Në shkresën që SHISH i ka dërguar Ministrisë së Jashtme, nuk konstatohet asnjë problematik në verifikimin e Nitin Sandesara, i cili kishte mashtruar bankat shtetërore indiane.

“Në përgjigje të shkresës suaj numër 177437 datë 13 nëntor 2018, pas verifikimeve të kryera ju bëjmë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror është i mendimit që të jepet pëlqimi për emërimin e Z.Nitin Sandesara, konsull nderi i vendit tonë në Nigeri”.

Mësohet se shtetasi indian, i cili kishte marrë edhe shtetësine shqiptare, nuk u pajis nga Ministria e Jashtme me pasaportë diplomatike.

Kjo e fundit, nga ana e saj kishte marrë një kërkesë nga Ministria e Jashtme e Nigerisë e cila kërkonte që Nitin Sandesara të bëhej konsull nderi.

“Kam kënaqësinë t’ju prezantoj z. Nitin Sandesara, i cili ka treguar interes për të shërbyer si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri. Kjo kërkesë bazohet në përpjekjet e tij për të zgjeruar miqësinë midis dy shteteve, veçanërisht mbi nevojën për të siguruar rritjen e invetimeve dhe tregtisë midis dy vendeve nëpërmjet zyrës së konsullit të nderit në Abuja. Z. Nitin Sandesara dhe bashkëinvestuesi z. Chetan Sandesara janë të përkushtuar ndaj performancës në sektorin e naftës dhe gazit”.

Në bazë të performancës së kompanisë së tyre, ajo është vlerësuar nga ish-presidenti si një ndër 100 bizneset më të suksesshme në Nigeri në vitin 2014 madje në një shkresë të policisë së Nigerisë theksohet se shtetasi indian ishte i pastër.

Sipas mediave indiane, vëllezërit Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë marrë deri në 1 miliard dollarë Amerikane kredi nga bankat shtetërore, duke i zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore, të krijuara nga ata vetë. Për këtë skandal një gjykatë në Indi ka lëshuar urdhër arreste për ta. Por ndërsa ishin shpallur në kërkim në Indi, shtetasit indianë jetonin të qetë dhe madje kishin investuar në Shqipëri.

Në Shkurt të 2018 dy shtetas indian morën nënështetësinë shqiptare. Sipas institucionit të Presidencës i cili reagoi për këtë rast, ka qënë Ministria e Turizmit që ka bërë propozimin për dy shtetasit indianë, qe të merrnin nënshtetësinë shqiptare. Ministria e Turizmit në lidhje me këtë cështje nuk kishte një përgjigje për procedurat dhe verifikimet që janë kryer për dy vëllezërit Sandesara.

Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë, policia prangosi shtetasin indian Hitesh Patel, i cili rezulton se është kunati i vëllezërve Sandesara, i përfshirë gjithashtu në skandalin e mashtrimit financiar në Indi. Pritet që brenda këtyre ditëve autoritetet indiane të sjellin në Tiranë kërkesën për ekstradimin e tij nga Shqipëria. Ndërkohë nga policia shqiptare nuk ka asnjë të dhënë nëse dy vëllezërit Sandesara jane ende në Shqiperi apo janë larguar pas publikimit të skandalit.

Burimi: Balkanweb

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Sherr me Ramën në Kongres? Blerina Gjylameti shuan dyshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.