Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masat për sezonin e ri turistik/ 550 efektivë do të monitorojnë rrugët me radar dhe kamera

17:09 03/07/2020
Reading Time: 4 min lexim

Janë publikuar ditën e sotme masat për përballimin e situatës gjatë muajve të verës.Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit tha  se gjatë verës do jenë 550 efektivë që do monitorojnë shoferët me radarë, kamera dhe alkoolteste.

Ndërkohë Policia Rrugore ka informuar  se do të jetë prezente në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet, për të ndihmuar në çdo rast bllokimi të trafikut dhe për të dhënë ndihmë automobilistike ndaj kujtdo që ka nevojë. Thirrja që kanë blutë për të gjithë shoferët është që të respektojnë sa më shumë rregullat e qarkullimit.

Njoftimi i plotë i policisë 

Drejtoria e Policisë Rrugore

550 punonjës të Policisë Rrugore, radarë, kamera, alkoolteste, automjete të uniformuara dhe motoçikleta, për menaxhimin e trafikut rrugor në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2020, Drejtoria e Policisë Rrugore ka rritur prezencën e saj në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, për shkak të rritjes së ndjeshme të qarkullimit rrugor.

Në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato që lidhin zonat bregdetare, Policia Rrugore, që prej një jave është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në zonat bregdetare gjatë sezonit veror.

Ditën e shtunë dhe të diel, drejtues mjetesh, pasagjerë, drejtues motomjetesh, përdorues të shumtë të rrugës të të gjitha moshave, vendas dhe turistë të huaj udhëtojnë drejt plazheve të vendit tonë.

Policia Rrugore informon se do të jetë prezente në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet, për të ndihmuar në çdo rast bllokimi të trafikut dhe për të dhënë ndihmë automobilistike ndaj kujtdo që ka nevojë.

“Ndihma” që Policia Rrugore kërkon nga të gjithë drejtuesit e mjeteve është respektimi i normave të sjelljes.

• Mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur!

• Vendosni përherë rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse kur drejtoni mjete/motomjete.

• Evitoni parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku më potencial për aksident rrugor dhe për bllokim të trafikut.

• Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit.

• Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe. Dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë një gjobë së bashku me pezullim të lejes së drejtimit 2-4muaj.

• Duke respektuar normat, vajtja dhe ardhja nga plazhet është më e shkurtër dhe pa vonesa.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që mos të nisen të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet drejt banesave të tyre, si dhe të përdorin edhe rrugët alternative, me qëllim shmangien e krijimit të fluksit të pandërprerë në rrugë nacionale, nëhyrje apo dalje të qyteteve.

Njëkohësisht apelojmë për këmbësorët të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit, të kalojnë në vijat e bardha dhe mbikalimet dhe aty ku ato mungojnë të kontrollojnë rrugën nga të dy senset e lëvizjes pastaj të kalojnë në krahun tjetër të rrugës.

Gjithashtu, Policia Rrugore bën me dije se në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministres së Transportit dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, nuk do të lejojë lëvizjen e kamionëve në fundjavë jashtë orareve dhe akseve të përcaktuara në këtë udhëzim.

Personat fizikë dhe juridikë që operojnë në fushën e transportit rrugor të mallrave, të planifikojnë lëvizjet e tyre në ditët dhe oraret e lejuara, në akset rrugore alternative që nuk preken nga kufizimet, pasi nga ndërprerjet e qarkullimit mund t’u   shkaktohen edhe dëmtime të materialeve që transportojnë, përgjegjësi që bie plotësisht mbi ta. Nga shërbimet e Policisë së Shtetit do të kërkohet zbatimi rigoroz i kërkesave të këtij udhëzimi, duke i ndëshkuar shkelësit e kërkesave të udhëzimit, si dhe ndalimi i qarkullimit të mjeteve në kundërvajtje deri në oraret e lejuara për qarkullim.

Policia Rrugore, në bashkëpunim me radiot kombëtare me sinjal të shtrirë në vend, do të vijojë njoftimet për zonat me trafik të rënduar apo nevojën për devijime në qarkullim.

Në faqen zyrtare në web dhe në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë se Brendshme do të publikohen të dhëna të përditësuara për situatën në trafik.

Policia Rrugore fton qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të saj, si dhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Takimi Meta-Hoti/ “Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.