Skip to content
Të Gjitha

Masakra në Zelandën e Re, detaji në armën e krimit që lidhet me Shqipërinë

· 1 min lexim

49 viktima dhe dhjetëra të plagosur la pas sulmi i ekstremistëve të djathtë në dy Xhami në Zelandën e Re.

Edhe pse në fillim u cilësua si një sulm kundër emigrantëve, emrat e shkruar në armët e përdorura evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët.

Emrat e personazhe historikë të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër myslimanëve, kryesisht turqve, ishin të shkruar në armët e përdorur nga autorët e kësaj masakre.

Një ndër këta emra dallohet të jetë edhe “Skanderbeg”, i cili besohet se i referohet heroit tonë kombëtar, i cili shërbeu si barrierë për vite të tëra në frenimin e osmanëve në Evropë.