Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masa të shtuara nga Policia Rrugore: 21 në pranga, 68 patenta të pezulluara dhe mijëra gjoba

18:21 21/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Shtetit ka treguar masat që ka marrë gjatë fundjavës.

Si pasojë e fluksit të shtuar në zonat bregdetare dhe në Malin e Tomorrit në Berat për shkak të pelegrinazheve, Policia ka shtuar kontrollet në rrugë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh duke tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që ishin nën efektin e alkoolit. Kësisosj janë arrestuar 11 persona, janë pezulluar dhjetëra leje drejtimi si dhe janë vendosur mijëra gjoba.

Sakaq, Policia qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital për çdo shkelje të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Fundjava/ Masa të shtuara nga Policia Rrugore.

Fluks i shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim.

Fluks i madh edhe në drejtim të Malit të Tomorrit Berat dhe në drejtim të Korçës.

Edhe gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 68 leje drejtimi, nga të cilat 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2871 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Ndërkohë nga Policia Rrugore e Tiranës, janë evidentuar dhe ndëshkuar dy drejtuesit e automjeteve të publikuara në rrjetet sociale dhe konkretisht:

1-Shtetasja S.D., me automjetin tip “Renault”, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, ka kryer manovër të gabuar, duke qarkulluar në sens të kundërt. Shtetases S.D., i është pezulluar leja e drejtimit për 12 muaj, janë zbritur 3 pikë nga leja e drejtimit dhe është ndëshkuar me masë administrative 6.000 lekë të rinj.

2- Shtetasi E.M., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer parakalime të gabuara dhe me shpejtësi, duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me 30.000 lekë të rinj, pasi drejtuesi i mjetit është rezident në një shtet tjetër .

Policia Rrugore, nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, si dhe në drejtim të Beratit e Korçës vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistikë📉

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔

 

 

Etiketa: kontrollpolicia

Të lidhura

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

Policia shqiptare ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve...

12:01 28/06/2025
SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor
Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor

SPAK ka përfunduar hetimet për një aferë të rëndë korruptive në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku 28 persona janë marrë...

11:40 28/06/2025
Para
“Nuk i njohim talebanët”, BE e prerë: S’ka bisedime politike me ta

“Nuk i njohim talebanët”, BE e prerë: S’ka bisedime politike me ta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

12:01 28/06/2025
SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor

SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor

11:40 28/06/2025
Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime

11:24 28/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë

11:05 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.