Ditën e sotme presidenti Ilir Meta i ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion kryeministrit Edi Rama, në lidhje me marrëveshjen e detit.
Në letrën zyrtare drejtuar kryeministrit, Meta kërkon që Rama të japë shpjegime në lidhje me komunikimet që ka pasur me zyrtarët grekë pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon.
Gjithashtu Meta kërkon të dijë veprimet që planifikon të ndërmarrë qeveria shqiptare, për pasojat që mund të sjellë ky veprim i njëanshëm i shtetit grek.
“Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi:
