Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Maratona e Tiranës rikthehet këtë fundjavë, ja rrugët që do të bllokohen dhe alternativat për qarkullim

11:40 16/10/2025
Reading Time: 2 min lexim

Tirana do të mirëpresë këtë fundjavë edicionin e nëntë të Maratonës së Tiranës, aktivitetin më të madh sportiv të kryeqytetit, që do të mbahet më 19 tetor 2025. Për zhvillimin e garës, Bashkia Policia e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e trafikut dhe kufizimin e lëvizjes së automjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar, kufizimet e qarkullimit do të jenë në fuqi nga ora 08:00 deri në 16:00 të datës 19 tetor, ndërsa një ditë më parë, më 18 tetor, nga ora 09:00 deri në 11:00, do të zhvillohet aktiviteti “Maratona Fan Run”, që nis në sheshin “Nënë Tereza” dhe vijon deri në fund të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kufizimet për “Maratona Fan Run”, 18 tetor 2025

Lëvizja e automjeteve do të ndalohet në segmentet kryesore të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Abdyl Frashëri”, “Ibrahim Rugova” dhe “Lek Dukagjini”. Automjetet do të devijojnë drejt rrugëve “Myslym Shyri”, “Bajram Curri”, “Sami Frashëri” dhe “Gjergj Fishta”.

Linjat urbane që preken do të devijojnë sipas itinerareve alternative, përfshirë linjat “Selitë–Allias”, “Kodra e Diellit–Allias”, “Teg–Sauk–Ish Stacioni i Trenit”, “Kashar–Qendër” dhe “Qyteti Studenti–Jordan Misja”, të cilat do të ndryshojnë drejtimin në segmentet pranë sheshit “Willson”, rrugës “Kavajës” dhe bulevardit “Zogu I”.

Kufizimet për “Maratonën e Tiranës 2025”, 19 tetor 2025

Në ditën e garës kryesore, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të ndalohet qarkullimi në një sërë akseve që përfshijnë sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, bulevardin “Bajram Curri”, “George W. Bush”, “Abdi Toptani”, “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”, “Ded Gjo Luli”, “Kavaja”, “Myslym Shyri”, “Zhan D’Ark”, “Ibrahim Rugova” dhe “Lek Dukagjini”.

Lëvizja e mjeteve do të devijohet në Unazën e Mesme dhe rrugët anësore si “Luigj Gurakuqi”, “Dibra”, “Mine Peza”, “Fortuzi” dhe “Vaso Pasha”. Qarkullimi në këto akse do të drejtohet sipas orientimeve të Policisë Rrugore, me drejtim të detyruar djathtas ose majtas në disa kryqëzime.

Edhe linjat urbane do të pësojnë ndryshime të përkohshme. Linjat “Selitë–Allias”, “Kodra e Diellit–Allias”, “Qyteti Studenti–Jordan Misja” dhe “Linja e Gjelbërt” do të pezullohen përkohësisht. Ndërsa linjat e tjera, si “Teg–Sauk–Ish Stacioni i Trenit”, “Kashar–Qendër” dhe “Kombinat–Kinostudio”, do të devijohen në rrugët “Elbasanit”, “21 Dhjetori”, “Vasil Shanto” dhe “Karl Topia”.

Në këtë ditë do të ndalohet gjithashtu qarkullimi i mjeteve të transportit të përzier, mjeteve teknologjike dhe atyre të transportit të pasagjerëve (me përjashtim të urbanëve qytetas) brenda unazës së madhe, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Gjatë gjithë kohës së aktivitetit, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet e përcaktuara.

Ky plan masash synon të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv dhe sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve gjatë zhvillimit të Maratonës së Tiranës.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Gjirokastër: Rritje shqetësuese e dhunës në familje, 33 kërkesa për urdhër mbrojtjeje

Gjirokastër: Rritje shqetësuese e dhunës në familje, 33 kërkesa për urdhër mbrojtjeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.