Skip to content
Të Gjitha

Marash Kumbulla sërish protagonist, shënon golin e fitores në debutimin evropian

· 1 min lexim

Mbrojtësi i kombëtares, Marash Kumbulla, ka bërë debutim ëndrrash në Europë.

Kumbulla ishte ishte fantastik me Romën e tij, e cila mposhti me përmbysje 2-1 Young Boys në transfertë në takimin e parë të fazës së grupeve të Europa League.

Kumbulla e nisi si titullar takimin ndaj rivalit të “Young Boys”, skuadra e cila i ‘preu’ në mes ëndrrën e skuadrës shqiptare, Tiranës për të qenë pjesë e grupeve të Europa Legue.

Ishin zvicerianët ata që kaluan të parët në avantazh, por italianët reaguan në pjesën e dytë, falë edhe golit të Kumbullës.

Qendërmbrojtësi shndërroi në gol një krosim të armenit Mikhitaryan, duke shënuar për 2-1 dhe duke i dhënë fitoren verdhekuqve, që merr vendin e parë në grupin A me 3 pikë.

Ky ishte goli i parë i Kumbullës me fanellën e Romës, me të cilën firmosi në shtatorin e këtij viti për 32 milionë euro nga Hellas Verona./GazetaReforma.com/