Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mandati i tretë i Xi Jinping si President i Kinës drejt finalizimit/ Si do të ndikojë kjo ekuilibrat ndërkombëtarë?

19:53 22/10/2022
Reading Time: 3 min lexim

Këtë të shtunë Partia Komuniste e Kinës i dha fund kongresit të saj, duke miratuar disa amendamente që synojnë ‘çimentimin’ e pushtetit të Xi Jinping-ut si udhëheqës i vendit. Vendimet e sotme i hapin rrugën krijimi të një Komitet të ri Qendror ku mungojnë dy zyrtarë kryesorë që nuk kanë lidhje të ngushta me Presidentin Xi. Komiteti i ri Qendror do të zgjedhë nesër Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike elitare, i cili pritet t’i sigurojë 69 vjeçarit Xi një mandat të tretë si President i Kinës. Mandati i tretë pesëvjeçar do ta forconte pozitën e Xi Jinpingut si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që nga koha e Mao Ce Dunit, themeluesit të Republikës Popullore të Kinës. Ndërkohë, pas zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin në Shtetet e Bashkuara, që sipas sondazheve pritet të fitohen nga republikanët, pritet të shtohet trysnia ndaj Presidentit Biden për t’u treguar më i ashpër ndaj Kinës. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim mënyrës se si një Kongresi i udhëhequr nga republikanët do të mund të ushtronte më shumë trysni mbi administratën e presidentit Biden për çështje të ndryshme, nga marrëdhëniet tregtare me Pekinin deri tek mbështetja për Tajvanin.
Presidenti Xi Jinping nuk përmendi Shtetet e Bashkuara gjatë Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze këtë javë, por mesazhi i tij ishte i qartë: Pekini do të kundërpërgjigjet ndaj kërcënimeve të Perëndimit, përfshirë ato mbi çështjen e Tajvanit.
“Nuk heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe ruajmë të drejtën për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, tha ai lidhur me çështjen e Tajvanit.
Kongresi i Partisë Komuniste të Kinës çimentoi një politikë të jashtme më agresive nën drejtimin e Xi Jinpingut, i cili do të mbetet në pushtet për një mandat të tretë. Kjo e vendos Pekinin në një rrugë përplasjeje me administratën e Presidenti Biden, e cila do të jetë nën trysni për të qenë edhe më e ashpër ndaj Kinës, nëse republikanët fitojnë më shumë vende në Kongres në zgjedhjet e nëntorit.
“Për 50 vjet, Partia Komuniste Kineze ka sulmuar mënyrën amerikane të jetesës, ekonominë, vendet e punës, kompanitë, kulturën, institucionet dhe të ardhmen tonë”, tha Kevin McCarthy, udhëheqës i Pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.
Kongresi amerikan po shqyrton Aktin e Politikës për Tajvanin, një projektligj që synon të rrisë aftësinë ushtarake të ishullit të vetëqeverisur kundër një sulmi të mundshëm kinez. Pekini e konsideron Tajvanin një provincë të tij të shkëputur. Ligjvënës të ndryshëm republikanë kanë premtuar gjithashtu një qëndrim më të ashpër për gjithçka, përfshirë çështjen e zinxhirit të furnizimit dhe hetimin e origjinës së koronavirusit, për të theksuar pikëpamjen e tyre se Presidenti Joe Biden është i butë me Pekinin.
Por edhe nëse demokratët ruajnë shumicën e tyre të vogël në Kongres, qasja e Presidentit Biden ndaj Kinës ka të ngjarë të mbetet e ashpër duke mbajtur në fuqi shumë politika të paraardhësit të tij, Presidentit Donald Trump, përfshirë tarifat e larta për mallrat kineze dhe frenimin e ndikimit të Pekinit në rajonin e Indo-Paqësorit.
“Gjatë administratës së Presidentit Trump, kinezët me të vërtetë shpresonin se demokratët do të fitonin. Por pas gati dy vitesh të administratës së Presidentit Biden, mendoj se kinezët e kanë kuptuar se asnjëri prej tyre nuk do të ndryshojë qasjen ndaj Kinës. Disa në Kinë madje thonë se politikat e Presidentit Bidenit janë më të ashpra ndaj Kinës për shkak të mënyrës se si zoti Biden po mobilizon aleatët dhe partnerët për të kundërshtuar së bashku ndikimin në rritje të Kinës”, thotë analistja Yun Sun nga Qendra Stimson.
Nëse republikanët rimarrin shumicën në Kongres, vëzhguesit thonë se do të ketë më shumë skepticizëm ndaj përpjekjeve të Presidentit Biden për konkurrencë strategjike me Kinën, ndërsa bashkëpunon me Pekinin për sfidat globale si ndryshimi i klimës./VOA

Të tjera

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë
Kryesore

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

Një 7 vjeçar humbi jetën në një kryqëzim, pasi u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës. Sipas hetimeve, fëmija...

17:25 28/02/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen
Aktualitet

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke akuzuar se Ergys Agasi ka pasur...

15:53 28/02/2026
Para
Berisha publikon momentin tronditës të arrestimit të Lear Kurtit nga policia

Berisha publikon momentin tronditës të arrestimit të Lear Kurtit nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

17:25 28/02/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

15:53 28/02/2026
“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

12:31 28/02/2026
U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.