Skip to content
Të Gjitha

Manastirliu publikon pamjet e rënda brenda Infektivit dhe i bën një thirrje qytetarëve

· 1 min lexim

Mininistrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikon në një video në facebook, pamjet brenda spitalit Infektiv, nga ku zhvillohet beteja e të infektuarëve me Covid – 19.

Krahas videos, e cila synon të sensibilizojë qytetarët për pasojat e rënda të këtij virusi, Manastirliu ka edhe një apel për shqiptarët të cilëve u kërkon vendosjen e maskës.

“‼️Lutemi🙏🏼 #VendoseniMaskën😷 Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!” shkruan Manastirliu.

https://www.facebook.com/168952600227465/posts/1000277443761639/

Deri më tani në Shqipëri kanë ndërruar jetë 107 persona, ndërkohë që numri i të prekurve aktivë është thuajse 1500 persona. Kujtojmë se nga sot e tutje përditësimi i të dhënave mbi koronavirusin do bëhet në orën 16:00.