Skip to content
Të Gjitha

Makina luksoze braktiset pranë Mamurrasit, ja dyshimet e para të policisë

· 1 min lexim

Një automjet i llojit “Fuoristradë”, është gjetur i braktisur në autostradë, pranë Mamurrasit. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se mjeti është vjedhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës.

Mësohet se vjedhja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në Velipojë. Policia e ka ndjekur deri në afërsi të Lezhës, dhe më pas është zhdukur. Ndërkaq, mjeti është gjetur në një rrugë dytësore në Mamurras, ndërsa aktualisht ndodhet në policinë e Kurbinit.

Ndërsa tani, disa orë më vonë, mjeti është gjetur i braktisur në Mamurras.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identiteteve të personave të përfshirë në ngjarje.