Skip to content
Kronikë

Lojëra fati tek lokali, e pëson keq 34-vjeçari në Tiranë (Emri)

· 2 min lexim

Një 34-vjeçar në Tiranë e ka pësuar keq, pasi e kishte përshtatur lokalin e tij në rrugën “Muhamet Deliu”  ne funksion të ushtrimit të lojërave të fatit.

Bëhet e ditur se në kuadër të operacionit policor të koduar “Gaminator 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Tafa.

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator 2”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen dy makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator 2″, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga ky shtetas, në rrugën “Muhamet Deliu”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.