Skip to content
Të Gjitha

Lobimi i PD/ Lulzim Basha thirret në Prokurori

· 1 min lexim

Sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është thirrur në Prokurorinë e Tiranës, si person që mendohet se ka dijeni në lidhje me lobimin e selisë blu, si dhe pretendimet e ngritura për ndihmën ruse në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Lidhjet e mundshme të Partisë Demokratike në fushatën e saj janë bërë temë debati dhe kundërshtarët politikë kanë kërkuar një hetim të thellë mbi këtë çështje.

Ai është thirrur që të paraqitet në orën 09:00.