Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve, tani në ‘sitën’ e SHISH-it. Akses edhe Tatimet, do të kontrollojnë…

11:29 11/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Individëve dhe subjekteve të vogla të biznesit, mund t’u kontrollohen llogaritë bankare nga Shërbimi Informativ dhe nga Tatimet, qoftë edhe për procedurë.

Bankat private do t’u japin mundësinë organeve të specializuara shtetërore që të “hedhin një sy” edhe në kursimet e shqiptarëve, kjo, gjithmonë në ato raste kur strukturat shtetërore kanë dyshime për aktivitete të paligjshme.

Një projektligj i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, drejtuar nga Linda Karçanaj,  synon krijimin e një regjistri qendror për llogaritë bankare dhe do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Në draftin e nxjerrë për konsultim, Financat argumentojnë se, kjo vjen në kuadër të rekomandimeve të bëra nga Task Forca Financiare, FATF, në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe duke specifikuar edhe pjesën që i takon pronarëve përfitues.

“Qëllimi i përgatitjes së këtij projektligji synon përcaktimin e funksioneve të regjistrit të llogarive bankare, mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të llogarive bankare, si dhe aksesin dhe shfrytëzimin e këtij regjistri me qëllim identifikimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtari veprimtarive kriminale, nëpërmjet transaksioneve bankare.

Regjistri do të përdoret pikërisht si një mjet për zbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, ndjekjen penale të autorëve të veprave penale, zbulimin, gjurmimin ose identifikimin e pasurive të dyshuara me origjinë nga veprimtari kriminale si edhe detyrimeve tatimore”,- thuhet në relacion.

Bankat do të raportojnë të dhëna çdo ditë, kush do ketë akses

Projektligji parashikon që informacioni primar do të merret nga institucionet financiare duke u lënë atyre si detyrim që çdo ditë  raportimin përmes sistemeve të tyre. “Institucionet financiare duhet të krijojnë dhe mirëmbajnë sisteme që i mundësojnë raportimin e të dhënave siç përcaktohet në nenin 8 të këtij ligji, çdo ditë, brenda ditës së punës, pas përfundimit të operacioneve me mbajtësit e llogarisë bankare ose kasetave të sigurisë” thuhet në pikën 1 të nenit 9 .

Po kështu institucionet financiare i raportojnë të dhënat në mënyrë elektronike, duke përdorur mekanizmin qendror të automatizuar, sipas formatit të skedarit të kërkuar për tu përfshirë në regjistër, pa bërë asnjë ndryshim në të dhëna.

Raportimi i parë i institucioneve financiare duhet të përfshijë edhe të dhënat për llogaritë bankare apo kasetat e sigurisë të mbyllura 5 vitet e fundit. Informacioni i administruar nga Regjistri ruhet i plotë për 10 vjet nga mbyllja e llogarisë bankare apo kasetës së sigurisë.

Akses tek të dhënat e regjistrit do të kenë disa institucione duke nisur nga Tatimet që janë institucioni që i administron për të vijuar me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimin e Informativ Shtetëror. Po kështu edhe disa autoritete të tjera si Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo Policia e Shtetit.

Çfarë do raportohet për individët dhe bizneset

Lidhur me llogaritë individuale projektligji parashikon disa të dhëna që do të ruhen si :

  1. a) emrin dhe mbiemrin e mbajtësit/mbajtësve të llogarisë bankare ose individit i cili ka apo i është vënë në dispozicion kaseta e sigurisë;
  2. b) kur është llogari bankare, numri i llogarisë bankare dhe kodi IBAN i llogarisë;
  3. c) kur është një kasetë sigurie, numri i identifikimit ose kodi identifikues i saj;
  4. d) emri i institucionit financiar që mban llogarinë bankare ose kasetën e sigurisë;
  5. e) datëlindjen dhe vendin e lindjes së mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;
  6. f) shtetësia e mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;
  7. g) adresa e përhershme e mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;
  8. h) emrin, mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe adresën e përhershme të çdo personi që vepron në emër të mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;
  9. i) emrin, mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe adresën e përhershme të çdo individi që ka përfitim në llogari dhe/ose që është person i lidhur me mbajtësin e llogarisë, kasetat e sigurisë ose qiramarrësit e tyre;
  10. j) numrin personal të identifikimit për shtetasit e Republikës së Shqipërisë, si dhe ekuivalentin e tij për shtetasit e huaj, nëse ka;
  11. k) statusin e llogarisë bankare ose kasetës se sigurisë;
  12. l) datën e hapjes së llogarisë bankare ose kasetës së sigurisë;
  13. m) nëse llogaria ose kaseta e sigurisë është mbyllur, data e mbylljes; dhe
  14. n) numri dhe lloji i dokumentit të identifikimit të vlefshëm të përdorur në institucionin financiar

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

 

Etiketa: BankallogariSHISH

Të tjera

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur
Aktualitet

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Shtypja brutale e protestave antiqeveritare në Iran ka marrë përmasa tronditëse, duke u shndërruar në atë që mjekët e përshkruajnë...

15:06 18/01/2026
“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë
Aktualitet

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

Gëzimi i kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e tij në të ashtuquajturin “Bord i Paqes” u paraqit si një ngjarje...

21:53 17/01/2026
Para

Lleshaj paralajmëron largimin? Ja çfarë u thotë vartësve në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

15:06 18/01/2026
“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

21:53 17/01/2026
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

14:06 17/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

13:39 17/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.