Skip to content
Aktualitet

Listat e zeza të SHBA/ PD thirrje urgjente KQZ: Mos pranoni kandidimin e Tom Doshit!

· 1 min lexim

Një muaj para zgjedhjeve, partia Demokratike ka kthyer edhe njëherë vëmendjen tek personat e lidhur me krimitn që janë pjesë e listave për deputet.

Me anë të njoftimi, PDi ka kërkuar KQZ të mos rregjistrojë Tom Doshin  në zgjedhjet e 25 prillit.

Për PD-në, Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe i është ndaluar që të hyjë në SHBA. “Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021″, thekson PD.

Njoftimi:

“Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e regjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, thekson PD