Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ligji për “Gjendjen Civile”, Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit (DETAJE)

15:56 18/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për kthim në Kuvend të ligjit për “Gjendjen Civile”.

Gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve, ka qenë prezent edhe përfaqësuesi ligjor dhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj, i cili përpara votimit, parashtroi arsyet e kthimit të ligjit.

Ndërkohë nga anëtarët e Komisionit, vetëm 1 votoi pro dekretit si dhe një anëtar abstenoi.

“Ligji, nuk synon heqjen e gjobave për shtetasit që nuk deklarojnë banesën, por synon të deformojë listat e zgjedhësve. Ndryshimet në ligjin për gjendjen civile fshehin synimin të çekuilibrojnë numrin e mandateve për secilin qark.

Mazhoranca po përdor ndryshimet në ligje për të forcuar pozitat në zonat më pak të favorshme. Do s’postojë militantët drejt zonave ku historikisht ka qenë humbëse”, ka thënë këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj.

Ndërkohë kujtojmë se shpërndarja e mandatev është bërë ekskluzivisht mbi bazën e numrit të shtetasve që kanë regjistruar vendbanimin në secilin qark.

Sakaq ndryshimi i numrit të shtetasve me vendbanim në secilin qark mund të çojë edhe në ndryshim të përfaqësimit të secilit qark në Kuvend, nëpërmjet uljes apo rritjes së numrit të mandateve përkatës.

“Ndërhyrja e papritur në ligjin bazë të gjendjes civile siç propozohet, duke konsideruar ndikimin e rëndësishëm që mund të ketë në procesin zgjedhor, nuk është në momentin e përshtatshëm dhe do të ketë pasojë ligjore dhe politike.

Procesi i rishikimit periodik të shpërndarjes së mandateve është thelbësisht i lidhur me regjistrimin e vendbanimit të shtetasve. Një situatë e paqëndrueshme, apo që jep hapësirë për regjistrime fiktive kaq pak kohë para zgjedhjeve.

Kjo gjë vjen pikërisht para momentit të rishikimit ligjor të shpërndarjes së mandateve sipas qarqeve, ku do të cënohej rëndë përfaqësimi parlamentar, procesi zgjedhor, si dhe besimi politik tek procesi zgjedhor.

Ky propozim nga deputetë të shumicës qeverisëse, dhe që nuk vjen nga ministria përgjegjëse që mbulon çështjen, në mënyrën si është formuluar për të lehtësuar lëvizjet në vijim, dhe jo për të lehtësuar qytetarët që nuk kanë deklaruar në kohë, e bërë në një situatë parazgjedhore, krijon një hapësirë më shumë për t`u keqpërdorur për qëllime politike”, ka shtuar gjatë seancës së Komisionit, këshilltari i Presidentit Meta.

Pavarësisht kundërshtisë së Dervishajt,  shumica e anëtarëve të Komisionit, vendosën për rrëzimin e dekretit të Presidentit në lidhje me ligjin e “Gjendjes Civile” dhe më pas ligji do të kalojë për votim në seancën e ardhshme të Kuvendit./GazetaReforma.com/

Etiketa: anetaretdekreti i presidentitkomisioni i ligjeveLigji i Gjendjes CivileRrezimi i dekretit

Të lidhura

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime
Bota

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime

Më 28 qershor, në Gazimestan, vetëm dhjetë kilometra nga Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet fqinje mblidhen tradicionalisht për...

11:24 28/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Dy shtetas, babë e bir, janë arrestuar nga Policia e Tepelenës pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike...

11:05 28/06/2025
Para

Matrapazët e pandemisë/ Prokuroria nisin hetimet për bombolat e oksigjenit, padia u bë nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime

11:24 28/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë

11:05 28/06/2025
Trafik droge, armësh/ “SKY ECC” shkatërron dy grupe kriminale në Greqi

Trafik droge, armësh/ “SKY ECC” shkatërron dy grupe kriminale në Greqi

10:53 28/06/2025
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri aktive

10:40 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.