Skip to content
Aktualitet

Lëvizje në Elbasan, emërohet Prefekti i ri i qarkut

· 1 min lexim

Maksim Malaj, Prefekti i Qarkut të Elbasanit, është liruar ditën e sotme nga detyra me vendim të Qeverisë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është vendosur që këtë detyrë ta marrë Klevis Xhoxhi.

Më herët, Xhoxhi mbante postin e Drejtorit të Kadastrës së Elbasanit.

/GazetaReforma.com/