Skip to content
Të Gjitha

Lëvizja Vetëvendosje garon edhe në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezantohen kandidatët

· 2 min lexim

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka vendosur zyrtarisht të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ku nesër do të prezantojë dy kandidatë.

“Konferencë për media për prezantimin e dy kandidatëve nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të Shqipërisë. Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri, në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim”, nr 105, kati 2, Tiranë (pranë Optika Roma – 200 metra mbi Pazarin e Ri)”, thuhet në njoftimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje Qendra Shqipëri, u regjistrua si OJQ, rreth dy vjet më parë. Pas aktiviteteve të saj politike dhe mbështetjes në kauza të ndryshme qytetare, ajo ka arritur zgjerimin e kësaj Lëvizjeje duke anëtarësuar në të shumë individë.

Kujtojmë se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, kanë qenë aktivë edhe në protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, kundër ardhjes së Vuçiç dhe Dodik në Shqipëri në Samitin e Brno-Brijunit, duke i shpallur ata si persona non-grata, etj./Gazetareforma.com/