Skip to content
Rajoni

LDK zgjedh Kryesinë e Re, ja kush janë 4 nënkryetarët

· 2 min lexim

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar takimin duke zgjedhur me shumicë votash kryesinë e re dhe nënkryetarin. 

Pas takimit që zgjati disa minuta, para mediave doli Imri Ahmeti, i cili tashmë është zgjedhur sekretar i LDK-së. 

Ai njoftoi se emrat e zgjedhur ishin Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi. 

 

Më tej Ahmeti tha se nuk kanë diskutuar ende nëse do e mbështesin Vjosa Osmanin për Presidentë të Kosovës apo jo. 

“Jo nuk kemi diskutuar për këtë  temë. Këshilli ka aprovuar propozimin e kryetarit me shumicën e votave. Vetëm 3 vota kanë qenë kundër dhe një abstenim”, u shpreh sekretari i LDK. 

Ndërkohë që Kosova i prin para zgjedhjeve lokale të vjeshtës, kryetari i ri Abdixhiku ka premtuar se do të reformojë edhe degët lokale si dhe nëndegët.

Pas dorëheqjes së Isa Mustafës për shkak të humbjes në zgjedhje,  të dielën e kaluar Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së. Kundër kandidatë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

Kujtojmë se partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.