Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Hagës ka sqaruar zyrtarisht se në përkthimin në shqip të fjalës së prokurores speciale ka pasur një gabim, i cili ka krijuar keqkuptim mbi kërkesën për dënim ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gabimi lidhej me mënyrën si u interpretua shifra e dënimit. Në publik u krijua përshtypja se Prokuroria kishte kërkuar 45 vite burg në total për të katër të akuzuarit së bashku. Ky interpretim nuk është i saktë.

Sipas sqarimit të Prokurorisë, kërkesa është që secili nga të akuzuarit të dënohet individualisht me nga 45 vite burg. Kjo do të thotë se:

45 vite burg janë kërkuar për Hashim Thaçin

45 vite burg për Kadri Veselin

45 vite burg për Jakup Krasniqin

45 vite burg për Rexhep Selimin

Në total, kërkesa për dënim arrin në 180 vite burg, por kjo është thjesht shuma e dënimeve individuale dhe jo një dënim i përbashkët apo kolektiv.

Prokurorja Kimberly West theksoi në sallën e gjyqit se Prokuroria nuk po kërkon dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe as për vetë UÇK-në. Ajo sqaroi se dënimi kërkohet vetëm për persona konkretë dhe vetëm mbi bazën e përgjegjësisë së tyre individuale.

“Kërkojmë aktgjykim dënues për të gjitha pikat e aktakuzës me dënim unik prej 45 vjetësh për secilin nga të akuzuarit, duke u mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe mbeten shumë të rënda edhe sot”, u shpreh prokurorja.

Ajo shtoi se Prokuroria nuk kërkon dhe nuk mund të ketë dënim vetëm mbi bazën e anëtarësisë në UÇK apo në Shtabin e Përgjithshëm, por vetëm mbi prova konkrete dhe përgjegjësi personale.

Gjatë momentit kur u lexua kërkesa për dënim, kamerat filmuan reagimet e të akuzuarve. Fillimisht u panë Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, e më pas Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi, të cilët shfaqeshin me fytyra të vrenjtura.

The Kosovo Specialist Prosecutor’s Office at the Hague is seeking 45 years in prison for each defendant—Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, and Rexhep Selimi.

This amounts to a total request of 180 years for former KLA members. pic.twitter.com/mSwyDwVbdw

— RTK – Radio and Television of Kosovo (@rtklivecom) February 9, 2026

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas aktakuzës së publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në shkurt 2023, ata akuzohen për rreth 100 vrasje, si dhe për tortura dhe trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Të tjera

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve
Aktualitet

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Kjo ishte një nga batutat që u dëgjua dje mes protestuesve, të cilët ironizuan kryeministrin Edi Rama për...

08:58 13/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Para
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

08:58 13/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.