Skip to content
Të Gjitha

Lame i kthehet Metës: “Presidencën e ke pa certifikatë pronësie!”

· 1 min lexim

Pasi presidenti Ilir Meta, ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Kadastrat, vjen reagimi zyrtar nga ana e qeverisë.

Ka qënë kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, ai që ka replikuar me Metën ku tha se Presidenca nuk kishte asnjë argument për kthimin e ligjit.

Ai i ka numëruar Presidentit Meta, institucionet e rëndësishme në vend që janë pa certifikatë pronësie përfshirë dhe Presidencën dhe Kryeministrisë.

Dje Presidenti i Republikës ktheu për shqyrtim ligjin për kadastrën. Zoti Ilir Meta është President i Republikës por godina e Presidentit nuk ka certifikatë pronësie dhe as salla e Kuvendit.

As ministria e Jashtme e ndërtuar në vitet 70 nuk ka certifikatë pronësie. As godina e Kryeministrisë e ndërtuar që në kohën e Italisë në 1940 nuk ka certifikatë pronësie. Janë edhe 600 mijë prona private pa regjistruar”, deklaroi Lame.