Skip to content
Të Gjitha

La sobën e zjarrit ndezur, ndërron jetë 82-vjeçari në Kukës (Foto+Emri)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës mëngjesin e sotëm ku tragjikisht ka humbur jetën një i moshuar.  Bëhet me dije se viktima është  82-vjeçari Shefik Krasniqi.

Mësohet se i moshuari ndërroi jetë si pasojë e zjarrit që mori banesa e tij, në afërsi të liqenit të Kukësit.   Sipas njoftimit zyrtar nga ana e policisë, zjarri u shkaktua si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru. Mësohet se Krasniqi jetonte i vetëm.  Konkretisht Krasniqi humbi jetën në zjarrin që u shkaktua rreth orës 02:40 ne godinë  Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë së shtetit:

Kukës/Informacion paraprak

Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.