Skip to content
Politikë

Kuvendi emëron dy salla “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”

· 1 min lexim

Në Kuvendin e Shqipërisë, sot janë emëruar dy salla me emrat e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit, në nderim të kontributit të tyre në politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vlerësoi Finon për udhëheqjen e tij në një nga momentet më sfiduese për Shqipërinë dhe për rolin e tij në hartimin e reformave të rëndësishme.

Ndërsa për Bogdanin, Spiropali tha se ishte një lider i respektuar, i angazhuar në shërbim të shoqërisë.

“Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë. Kjo ishte arsyeja pse sallat po emërohen me emrat e tyre. Bashkim Fino ishte kryeministër në periudhën më të vështirë të vendit.
Ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend. Gerti Bogdani ishte drejtues i respektuar, që dha kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare”, tha Spiropali.